Arm yourself Arm yourself

Armatosu me

Fakte

Incidentet me armë

Dhuna me armë na prek të gjithëve. Burrat mbizotërojnë mes zotëruesve të armëve, edhe mes viktimave dhe autorëve të dhunës me armë. Gratë zotërojnë një numër të vogël armësh, thuajse kurrë i keqpërdorin ato, por përfaqësohen në mënyrë joproporcionale ndërmjet viktimave.

70% E TË GJITHA VRASJEVE ME ARMË JANË KRYER NGA NJË I NJOHUR I VIKTIMËS

Mes rasteve në të cilat dihej lidhja e autorit me viktimën, mbi 40% e tyre përfshinin miqtë ose të njohurit dhe 30% e tyre përfshinin të afërm me lidhje gjaku ose bashkëshortët/et.

Vetëvrasjet
me armë

Vetëvrasjet përbëjnë 2/3 të të gjitha vdekjeve me armë në Evropën Juglindore. Një në katër vdekje është vrasje. Një në dymbëdhjetë vdekje është rezultat i një aksidenti.

230 PERSONA TË VRARË ME ARMË ZJARRI NË VITIN 2017

Në vitin 2017 u raportuan në media 1243 incidente me armë në të gjithë rajonin. Këto incidente përfshinin vjedhje me armë, konfiskime të armëve, të shtëna aksidentale ose në festa etj. Në këto incidente u vranë ose kryen vetëvrasje me armë 230 persona.

Mythbusters
  • Tradita e mbajtjes së armëve është problemi

    Wrong
  • Një armë në shtëpi ju mban të sigurtë

    Wrong
  • Dhuna në familje është një çështje familjare

    Wrong

    5 nga 6 vrasjet masive më vdekjeprurëse të kryera në Serbi që prej vitit 2000 ishin rezultat i drejtpërdrejtë i keqpërdorimit të armëve në dhunën në familje ose përfshinin vrasjen e një anëtari të familjes apo të partnerit intim të mëparshëm/aktual. Në këto 5 vrasje, mbetën të vrarë 40 persona dhe 28 të plagosur, ku gratë përbënin numrin më të madh të viktimave (55%). Në të paktën 3 raste kishte prova se krimineli kishte një historik të dhunës në familje përpara vrasjes.

    Burimi: Studimi mbi çështjet gjinore dhe AVL-të i PNUD SEESAC

  • Dëshira për të zotëruar një armë është më e madhe mes të rinjve

    Correct

    Pjesa më e madhe nga 29% e personave që do të zotëronin një armë ishin të moshës 16-24 vjeç. Meshkujt e rinj përbëjnë gjithashtu shumicën e personave që ndihen të sigurtë nëse kanë një armë në shtëpi. Ata dominojnë gjithashtu në mesin e viktimave dhe autorëve të dhunës me armë. Meshkujt e rinj përbëjnë shumicën e personave që kanë përjetuar dhunë me armë vitet e fundit. Një në 3 meshkuj të vrarë apo të plagosur me armë që prej vitit 2012 është i moshës 15-36 vjeç.

    Burimi: Anketimi për perceptimet dhe anketimi për AVL-të të PNUD SEESAC

Na ndihmoni

përhapim fjalën

Ndani faqen dhe mesazhin tonë.
Në këmbim, do t’ju jepet mundësia të fitoni një bluzë me logon “Armatosu me”